Policia Rrugore kontrolle me radar, ndëshkon shoferët e “pabindur”: Pezullohen 12 leje drejtimi e vendosen dhjetëra gjoba

Më datë:

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rrugës Tiranë-Durrës dhe anasjelltas.

Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lekë te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal‼

Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Denonco dhe ✍në  Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkëBejmëMëShumë

# SiguriaRrugorePrioritet ♀

# VleresoJetënMëShumë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha sulmon qeverinë për “KAYO”: Niko, bëhu gati, vjen zëvendësuesi yt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit...

Aksioni qytetar vijon, protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit

Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator,...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve votohet sot në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Alarm nga WMO: Rezervat e ujit në botë janë në rënie

Burimet ujore në mbarë botën janë bërë më të...