23.5 C
Tirana

Policia finalizoi 110 operacione gjatë tetorit, u sekuestruan 57 armë zjarri

Më datë:

Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë tetorit u finalizuan 110 operacione policore, 24 prej tyre në bashkëpunim me partnerët.

Gjithashtu u arrestuan 572 shtetas, të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi i Policisë së Tiranës me partnerët ndërkombëtarë finalizoi një operacion që goditi një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.

Po ashtu Policia e Tiranës dhe e Durrësit goditën 5 raste të tjera të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Sipas policisë, gjatë tetorit, u asgjësuan 10 300 bimë narkotike, si dhe u sekuestruan rreth 201 kg kanabis, 8 pako kanabis në trajtë xhelatine, rreth 2 kg kokainë, dhjetëra doza të këtyre lëndëve dhe të heroinës.

Gjatë muajit tetor janë sekuestruar 57 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 4 silenciatorë, 16 armë gjahu/sportive, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 4 kallëpe tritol, 7 fitila detonatorë, granata dhe ndezës për to, 35 armë të ftohta, pajisje për shpërthim në distancë, pajisje për bllokimin e valëve dhe pajisje gjurmuese, veshje dhe mjete pune si të Policisë.

Strukturat për hetimin e krimeve ekonomike zbuluan në Tiranë: 1 spital privat ku kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit;  1 klinikë dentare ku kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara; 1 subjekt (call center) ku mashtroheshin qytetarë, për të investuar në bursa fiktive.

Gjithashtu, policia e Lezhës, në zbatim të 2 vendimeve të GJKKO-së, konfiskoi 20 pasuri të paluajtshme në qarkun Lezhë (sipërfaqe toke), në total 98 525 m2, të përfituara nga veprimtari kriminale.

Strukturat për hetimin e krimeve ekonomike, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë goditur 12 raste të kontrabandës dhe të mosdeklarimit të parave, në kufi. U sekuestruan mallra me vlerë rreth 56 milionë euro dhe 155 000 euro të padeklaruara.

U finalizuan 5 operacione për goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Më tej, u finalizuan: 25 operacione kundër vjedhjes; 5 operacione kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;  1 operacion në favor të sigurisë ushqimore.

U goditën 160 raste të ndërtimeve të paligjshme në të gjithë vendin dhe 6 raste raste të gjuetisë së paligjshme. U bllokuan 7 armë gjahu dhe municion për to.

Sa i përket shkeljeve rrugore, Policia Rrugore vuri në pranga 204 drejtues mjetesh, nga të cilët 145 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 59 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 283 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

Po ashtu janë vënë 14 018 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit.

Policia bëri të ditur se gjatë muajit tetor iu dha ndihmë në det, në zonat turistike e malore, 15 shtetasve, kryesisht turistë e vizitorë të huaj, që kishin mbetur të bllokuar, rrezikoheshin nga dallgët apo kishin humbur orientimin për t’u kthyer në destinacion.

Në pikat e kalimit kufitar, janë evidentuar dhe goditur: 51 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve; 14 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false; 11 raste të mosdeklarimit të shumave të parave; 10 raste të kontrabandës së mallrave; 6 raste të trafikimit të lëndëve narkotike; 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...