19.5 C
Tirana

Policia e Shtetit, finalizohen 3 operacione për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht

Më datë:

Policia e Shtetit njofton sot se autoritetet policore të Italisë dhe Greqisë në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë arrestuar tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Greqi dhe në Itali, mbi vendndodhjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht për llogari të autoriteteve gjyqësore në Gjirokastër, në Korçë dhe në Mat, policitë partnere finalizuan 3 operacione policore për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi Altin Merdani, 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.

Në kuadër të operacionit “Dënimi”, u arrestua nga policia greke, shtetasi Elsjabo Dikolli, 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.

Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi, 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset inspektori i tatimeve

Shpërthim me tritol në lagjen “Ndoz Mazi” në qytetin...

Takimi Xi–Trump: Kina dyshon te SHBA-të dhe kërkon rishikim të politikës ndaj Tajvanit

Edhe pse Uashingtoni dhe Pekini kanë shpallur arritjen e...

Mbi 14 orë seancë plenare, Kuvendi vijon punimet me raportimin e kreut të KLGJ-së

Kuvendi ka vijuar punimet e seancës plenare edhe pas...

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë...