Policia e Lezhës thirrje shoferëve të mjeteve të transportit të mallrave: Kujdes gjatë kalimit në urën e Matit

Më datë:

Policia Rrugore e Lezhës i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave të bëjnë kujdes maksimal gjatë kalimit në urën e Matit.

Apeli i policisë vjen posaçërisht për të gjithë ata drejtues që i kanë mjetet me tenda.

Uniformat blu kërkojnë që të hapen tendat për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura në rast se mjetet lëvizin pa ngarkesë.

“Të respektohet shpejtësia e lejuar dhe të ndiqen udhëzimet e sinjalistikës dhe të policisë rrugore”, njoftoi policia.

Sipas policisë këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar incidente të mundshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni Hetimor për zgjedhjet, PD: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të...

I dënuar për vrasjen e bashkëshortes, humb jetën në Burgun e Reçit

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka...

Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

 Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me...

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe...