9.5 C
Tirana

Policia bllokon në port kutitë me fishekzjarre, një i proceduar

Më datë:

DURRES– Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e futjes në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, dhe tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P.

Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...