15.5 C
Tirana

Polici përplaset me makinë nga i riu, një tjetër e kanos! Arrestohet 23-vjeçari, në kërkim një tjetër

Më datë:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kukësit, ku një efektiv i Policisë Rrugore është goditur me automjet gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “6-katëshi”, ku dy 23-vjeçarë janë përfshirë në incident.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës kanë arrestuar shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës dhe punonjës i Bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi J. C., 23 vjeç, i cili dyshohet se ka përplasur me automjet punonjësin e Policisë Rrugore E. M., që ndodhej në shërbim, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Po sipas Policisë, gjatë incidentit, i arrestuari V. C. ka kanosur me fjalë efektivët e Policisë, ndërsa kolegu i tij ka vijuar ndjekjen e autorit që u largua me mjet.

Punonjësi i Policisë Rrugore ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...