Plas dhuna brenda komisariatit të Lezhës, vëllezërit bëjnë për spital efektivin e “Shqiponjave”

Më datë:

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, të cilët janë përplasur me efektivët brenda komisariatit, duke kundërshtuar dhe goditur punonjësin e forcave “Shqiponja”.

Në pranga kanë rënë tre vëllezër dhe një person tjetër, të cilët kanë ndërhyrë me dhunë, pasi policia iu kishte shoqëruar njërin prej vëllezërve.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...