Planeti Uran, fotografohen unazat e ndritshme

Më datë:

Në një foto të shkrepur së fundmi nga teleskopi James Webb, dallohet Urani dhe unazat e tij. Kjo është shkrepja e dytë për këtë vit e planetit të shtatë të sistemit diellor.

Në foto nuk shihet vetëm planeti, por edhe unazat e tij që shndrisin nën rrezet infra të kuqe. Shumë prej 27 hënave të Uranit janë të dukshme dhe disa prej tyre, më të vogla ndodhen brenda unazave. Në plan të gjerë, mund të shihen 5 hënat e mëdha: Ariel, Miranda, Oberon, Titania dhe Umbriel.

Detaji më i dallueshëm në imazhet e reja është poli verior i Uranit. Ndryshe nga polet e Tokës apo Marsit që përbëhet nga akulli, Urani është planet i gaztë dhe polet e tij janë aureola të çrregullta që qëndrojnë lart atmosferës së tij.

Fotografia tregon polin verior që është thuajse drejtpërdrejt me planetin tonë, me një pikë të ndritshme në qendër dhe një hije të errët. Të dy elementët janë parë edhe më herët, por asnjëherë me këtë artësi. Pika e ndritshme që duket e bardhë, është më e ngrohtë se sa zona përreth dhe është qendra e një vorbulle gjigande.

Stuhitë e ndritshme janë të dukshme teksa sillen rreth polit dhe mendohet se mund të shkaktohen pjesërisht nga ndryshimet e stinëve. Urani është një planet i çuditshëm sepse rrotullohet rreth diellit duke u anuar. Polet nuk janë në ‘pjesën e sipërme’ dhe kjo shkakton kushtet e pazakonta klimaterike, të cilat pritet të zbulohen në solsticin e verës në polin e veriut në vitin 2028.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...