Plagosje me armë zjarri në Pluk të Lushnjes

Më datë:

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se i plagosur ka mbetur F. Mane rreth 66 vjeç, i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë, ku është dërguar në kryeqytet për mjekim të avancuar.

Bëhet e ditur se të plagosurin kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar.

Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele).Personat që kanë kryer plagosjen janë 3 teksa njëri është identifikuar dhe është shoqëruar në polici.

Sipas raportimeve dy fiset kanë konflikt të hershëm për motive pronësie. Policia është në kërkim të autorëve të tjerë.

“Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç. I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...