8.5 C
Tirana

Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë

Më datë:

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë K Th, 24 vjeç, dhe D K, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

Ngjarja përfshiu rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshave 17–18 vjeç, të cilët fillimisht u konfliktuan me grushte dhe më pas me sende të forta.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë).

Si pasojë, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve.

19-vjeçari D K dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...