Plagoset me thikë 26-vjeçari në Lushnje, arrestohet autori

Më datë:

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Lushnje. Për këtë arsye policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Erbion Çërraga. Uniformat blu njoftuan se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe 26-vjeçarit Ardian Ymeri.

Ky i fundit, sipas policisë, ka marrë dëmtime të rënda si pasojë e goditjeve me thikë. Aktualisht Ymeri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Lushnjes.

Ndërkohë ndaj autorit rëndojnë dy vepra penale, si “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...