PL: Do të dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

Më datë:

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri deklaroi sot se Shqipëria meriton një sistem shëndetësor të ndershëm, të drejtë dhe funksional.

Në një deklaratë për shtyp, Ymeri tha se “shëndetësia shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni”.

Duke folur për planin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” për reformimin e shëndetësisë shqiptare, Ymeri tha se “rritja e buxhetit për shëndetësinë në të paktën 6% të PBB, për të garantuar financim të qëndrueshëm për barna, pajisje e teknologji bashkëkohore.

Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët, për të frenuar largimin masiv të tyre drejt vendeve të tjera dhe për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor. Furnizim i garantuar me barna esenciale falas për pacientët në spitalet publike, sepse barnat nuk janë luks, janë jetë”.

Ymeri tha se “besoj se “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka guximin, planin dhe vullnetin për ta sjellë këtë ndryshim, sepse shëndetësia nuk është çështje statistikash, është çështje jete”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministrat Rama dhe Mitsotakis diskutojnë për zhvillim dhe reforma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi...

NJU JORK – OKB: Dhuna në Gaza ka arritur kulmin që nga armëpushimi i tetorit

Incidentet e dhunshme në Gaza kanë arritur nivelin e...

Krimi në Memaliaj: Dyshohet ekzekutim i organizuar i Endri Goxhajt

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e së martës...

Operacioni “Rastet”, goditen lojërat e paligjshme të fatit në Milot dhe Laç, 3 të arrestuar

Një operacion i koduar “Rastet”, i zhvilluar nga Policia...