Pjesëmarrje e ulët/ Social-Demokratët e opozitës fitojnë zgjedhjet në Rumani

Më datë:

Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Me gati të gjitha votat e numëruara, Social-Demokratët majtistë fituan 29.8 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind në Senat.

Partia Liberale Kombëtare, e cila është pro-evropiane, fitoi 25.1 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind në Senat.

Megjithatë, ka pak gjasa që Social-Demokratët të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët: 33 për qind. Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian dhe miliona qytetarë të saj janë zhvendosur jashtë vendit viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.
Liberalët mbështesin integrimin më të afërt në BE, ndërsa Social-Demokratët janë më nacionalistë dhe më populistë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Po marrim ekspertizë zvicerane për ligjin për referendumet

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

 Një vrasjse me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Peleshi pret homologun kroat: Forcim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe

 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin e...

Ruli në GJKKO për dosjen “Partizani”: Përshpejtuam proceset për të minimizuar dëmet

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e ish-ministrit...