Pjesë e grupit të grabitësve në Gjermani, Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për ‘skifterin’ Gentian Duraku

Më datë:

Si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kryen 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut i pranohet gjykimi i shkurtuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit.

I akuzuari Gentian Duraku ishte i pranishëm në seancën në GJKKO. Nga hetimet grupi grabiste nga e hëna në të shtune. Të dielën e kishin pushim. Në disa prej grabitheve rezulton se kanë bërë vëtem dëme duke mos marrë asgjë. Dy ‘skifterat’ pjesë e grupit të Duraku janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Asnjë nga gjermanët ‘viktimë’ e grabitjeve nuk kanë qenë të pranishëm. Hetimet e autoriteteve shqiptare bazohen tek letërporosia gjermane.

Gentian Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 50 vilave luksoze në këto shtete. Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tensione SHBA–NATO / Trump sulmon aleatët dhe paralajmëron masa ndëshkuese

Menjëherë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me...

Bie nga 15 metra lartësi pronari i hotelit në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj...

Ministri Hoxha: Anëtarësimi në BE, proces transformimi në vend

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një deklaratë për...

Dosja e tij kaloi për gjykim, Veliaj ankohet në Kushtetuese: Procesi në shkelje të rëndë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka depozituar...