Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, lehtësi procedurash për qytetarët dhe bizneset

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u shpreh sot se marrëveshja e nënshkruar me homologun e Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar synon lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe bizneset, duke krijuar kushte më të favorshme për lëvizjen e personave dhe mallrave mes dy vendeve.

“Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut kemi nënshkruar një marrëveshje për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e përbashkët të veprimtarive nga autoritetet e kontrollit kufitar. Kjo përcakton procedura më të lehtësuara si për udhëtarët, ashtu edhe për automjetet dhe kamionët që shkëmbejnë mallra mes dy vendeve tona”, u shpreh Lamallari.

Sipas ministrit Lamallari, marrëveshja përbën një kontribut të rëndësishëm jo vetëm në drejtim të thjeshtimit të procedurave kufitare, por edhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një kontribut në kuptimin e procedurave të lehtësuara, por edhe për një ekonomi më të fortë mes dy vendeve tona, pasi përfitojnë bizneset e të dy vendeve”, tha ai.

Lamallari bëri të ditur se deri në ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse, do të shfrytëzohet kjo periudhë si fazë testimi për zbatimin praktik të lehtësimeve të parashikuara.

“Ne do ta shfrytëzojmë periudhën deri në ratifikimin e marrëveshjes në parlamentet përkatëse, pasi ajo ende nuk është ratifikuar as nga parlamenti i vendit fqinj, si një periudhë testimi për të lehtësuar në praktikë kalimet e qytetarëve dhe mallrave përmes këtyre pikave kufitare që janë pjesë e marrëveshjes

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Amareta të Shkrifëta Shtëpie – Ëmbëlsi e Lehtë Magjike

Janë të lehta si një pupël, të shijshme ndërsa...

“Akt kriminal”, deklarata e Berishës për protestën: Rama po përdor strukturat e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Nufi: Buxheti i mbrojtjes 2026 u rrit në 2.6% të PBB-së, në përputhje me angazhimet e NATO-s

 Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se buxheti...