13.5 C
Tirana

Pfizer tërheq aplikimin për miratimin e përdorimit urgjent për vaksinën kundër COVID-19 në Indi

Më datë:

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer tërhoqi aplikimin e saj në Indi për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës së prodhuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).

Sipas lajmeve të televizionit NDTV të New Delhit, zëdhënësi i kompanisë Pfizer ka njoftuar se kanë tërhequr aplikimin e tyre për përdorim urgjent të vaksinës anti-COVID-19 në Indi.

Gjithashtu thuhet se Pfizer do ta paraqesë përsëri aplikimin e saj me të dhëna shtesë, ashtu siç është kërkuar nga agjencia indiane e rregullimit të ilaçeve.

Pfizer ishte kompania e parë prodhuese që aplikoi në Indi për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19.

India deri më tani ka regjistruar gjithsej 10.803.533 raste dhe 154.862 viktima nga COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...