14.5 C
Tirana

Pfizer/Biontech dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për Bashkimin Evropian

Më datë:

Kompanitë Pfizer/Biontech dhe Moderna rritën çmimet e vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Financial Times, çmimi është rritur nga 15,50 euro në 19,50 euro për një dozë Pfizer/Biontech.

Më tej thuhet se çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re.

Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se 1 miliardë doza vaksine deri në fund të shtatorit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së. EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Elbasan: Konflikti familjar përfundon me arrestimin e një të riu

Sherr në një familje në Elbasan. Një 34-vjeçar akuzohet...

Panairi i Universiteteve në Kavajë: Interes i lartë nga maturantët, por mungesë transparence në organizim

Kavajë, 23 Shkurt 2026 – Një panair i universiteteve...

Drejtori i ARRSH: Bllokimi te Arra e Gurrës i pakapërcyeshëm, dy rrugë devijimi

Situata në segmentin e dëmtuar rrugor paraqitet tejet kritike....

“Juglindja e bllokuar” – Shembjet e rrugëve dhe reagimi i deputetëve

Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli...