Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medalje ari në shkëputje dhe u shpall nënkampion i Evropës në kampionatin U20-U23 që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.
Peshëngritësi shqiptar që garon në peshën deri 96 kg e nisi shkëlqyeshëm garimin e tij, duke zënë vendin e parë në shkëputje me 162 kg dhe duke marrë medalje ari.
Në shtytje Kofsha u ndal në peshën 192 kg, që i dha mundësinë të renditet i dyti dhe të siguronte medaljen e argjendtë.
Në përfundim të dygarëshit Ertjan Kofsha grumbulloi në total 354 kg, duke u shpallur nënkampion i Evropës.


