Përurohet shkolla “Lasgush Poradeci”/ Rama në inaugurim u jep përgjigje akuzave për fondet e rindërtimit

Më datë:

Falë një financimi nga Fondi i Zhvillimit të Katarit, Kombinati e ka të përfunduar shkollën Lasgush Poradeci në inagurimin e të cilës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Për akuzat e opozitës në lidhje me menaxhimin e fondeve të rindërtimin kryeministri tha.

Rama: Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha të të gjithë partnerëve janë financime të administruara nga ata vetë. Ata që vazhdojnë flasin për miliarda që i mori në një “thes” qeveria e Shqipërisë, dua t’u themi që asnjë qindarkë e partnerëve nuk administrohet nga qeveria. Kanë bërë vetë projektin, kanë vendosur fituesit dhe kanë lidhur kontratat. Qeveria e Shqipërisë ka shoqëruar këtë proces duke bërë oponencat e nevojshme për lejet e ndërtimit dhe kaq.

Tashmë që përfundimi ndërtimit të shkollave të reja avancon tha kryeministri sfida është shumëfishimi përdorimit të teknologjisë duke e futur që në klasën e parë, sikurse ndodhi me anglishten.

Zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj u shpreh se çdo shkollë që ndërtojmë është një shtyllë e fortë në shtratin e dijes për Shqipërinë 2030.

Kjo shkollë tha kryebashkiaku Erion Veliaj është dy herë më e madhe më e fortë më e bukur sic kemi bërë në çdo shkollë të re të Tiranës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...