16.5 C
Tirana

Përtej Shijes Tradicionale – Mish Pule Me Kritharaqe Dhe Limon

Më datë:

Gatimet me mish pule nuk zhgënjejnë asnjëherë, jo vetëm për nga shpejtësia në gatim, por edhe për shijet dhe vlerat e larmishme për shëndetin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e lehtë të mishit të pulës me limon dhe fidhe.

Përtej Shijes Tradicionale, Mish Pule Me Fidhe Dhe Limon

Kjo recetë përgatitet shpejt dhe mbi të gjitha ofron një vakt të plotë e përmbushës sa i përket vlerave ushqimore.

Përbërësit:

  • Çerek filxhani miell shumë-përdorimësh
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 500 gramë fileto pule
  • Treçerek lugë çaji kripë
  • Gjysmë luge çaji piper të zi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan çaji lëng të mishit të pulës pa kripë
  • 1-2 filxhanë çaji fidhe
  • 2 filxhanë çaji spinaq të freskët
  • 1 filxhan çaji domate qershizë të ndara në gjysma
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle borziolok të freskët

Përgatitja:

Në një enë të thellë përzieni miellin dhe hudhrën pluhur.

Mishin e pulës ndajeni në copa të vogla ose mesatare dhe më pas goditini me rrahësin e mishit.

Spërkatini me gjysmë luge çaji kripë dhe piperin e zi.

Më pas, secilën prej copave të mishit lyejini me miellin me hudhër  dhe vendosni tiganin e thellë në zjarr.

Kaurdisini copat e mishit të pulës për 3-4 minuta në secilën anë, deri sa sipërfaqja e mishit të marrë një ngjyrë kafeje të çelët me nuancë të artë.

Lërini copat e tiganisura të mishit të pulës mënjanë, në një enë të mbuluar mirë ku mund të qëndrojnë ngrohtë.

Në të njëjtin tigan të thellë, hidhni lëngun e pulës dhe kur ai të marrë valë, hidhni fidhet dhe ziejini për 8-10 minuta.

Shtoni spinaqin, domatet, lëngun e limonit, borzilokun dhe kripën e mbetur, përziejini dhe hiqeni tiganin nga zjarri.

Shtoni mishin e pulës dhe përziejini mirë dhe më pas servireni këtë pjatë duke e shoqëruar me sallatë jeshile për një vakt të shëndetshëm e shumëngjyrësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Prishtina në balotazh: Aleanca VV–Konservatorët kundër LDK–PDK–AAK–Nisma

Në Prishtinë garë e ashpër në balotazh: VV e...

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...