6.5 C
Tirana

Përse femrat nuk kanë gjumë të thellë sikur meshkujt

Më datë:

A rrotulloheni natën në krevat për shkak që nuk mund të flini? Në mbrëmje rrini të shtrira në krevat, ndërsa partneri juaj fle sapo ta vërë kokën mbi jastëkë?

Hulumtuesit e Kanadasë ndoshta e kanë zbuluar shkaktarin, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve të hulumtimit të tyre, kanë zbuluar që ora cirkadiane e femrave është dy orë para orës cirkadiane të meshkujve.

Shkencëtarët kanadezë gjatë 72 orëve kanë ndjekur grupin prej 25 meshkujve dhe femrave dhe kanë shënuar se si vepron ora e tyre cirkadiane.

Gjysma e femrave të anketuara kanë pasur më shumë probleme me gjumin sesa meshkujt.

Për të marrë pasqyrën mbi ciklet e tyre të gjumit meshkujt dhe femrat kanë qenë të testuar në laboratorin e gjumit tri ditë dhe tri net.

Pastaj kanë matur nivelin e të qenit zgjuar dhe kanë lexuar ritmin e tyre cirkadian duke matur temperaturën e trupit dhe nivelet e hormonit melatoninë – tregues se sa jeni të përgjumur.

Rezultatet përfundimtare kanë treguar që femrat kanë ritmin cirkadian midis 1,7 dhe 2,3 orësh para meshkujve.

Pikërisht për këtë shkak disa femra mund të vuajnë nga pagjumësia e madhe dhe (ose) të flenë të shqetësuara, posaçërisht kur përpiqen të ndjekin shprehitë e partnerit në gjumë.

Leksioni? Shkoni më herët në krevat, të paktën edhe vetëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si...

Pezullimi i Ballukut, SPAK: Masë individuale, asnjë cenim i kompetencave të ekzekutivit

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot çështjen e pezullimit të...

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi...

Petrit Qoli mohon praninë në funeral: Turp nga ‘kapiteni’

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës në...