7.5 C
Tirana

Përplasje të forta te “Sterilizimi/ Ndreca mbyll mbledhjen, deputetët e PS largohen nga komisioni

Më datë:

Përplasje të forta ka pasur tek komisioni jhetimor për sterilizimin.

Pas akuzave të ndërsjellta mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ky i fundit ka mbyllur mbledhjen, ndërsa deputetët e mazhorancës janë larguar nga salla.

“Frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëjë mbledhje pa opozitën. Tu prish skenari”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.

Ndërkohë, Vokshi vijoi mbledhjen vetëm me pjesëmarrjen e PD.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka reaguar në ldihej me tensionet në mbeldhjen e komisionit jhetimor të “Sterilizimit”.

Vokshi tha se kushdo që pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht.

“Me urdhër nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. Kanë numrat, kanë votat, por ju ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur në shkelje të procedurave. Do jemi aty, në përballje në mosbindje të vendimeve antiligjore.

Është urdhëruar që të hiqet edhe transmetimi live. Me urdhër të Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmë deri në fund, kush pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre, duke u munduar që të mos bëjnë transparencë për dy komisionit. Jemi dhe do jemi aty në përballje. Do jemi përballë këtyre personave”, u shpreh Albana Vokshi.

Ndersa e pyetur se si do te vijoje aksioni opozitar ne Komisione, Vokshi dha kete pergjigje: “Ne do veprojmë rast pas rasti. Komisioni Hetimor ka një afat dhe brenda këtij afati duhet të ezaurohen të gjitha hapat. Në këtë rast, ne kemi vendosur që të jemi këtu sepse është në interes të publikut të bëhet transparencë për dy koncesionet në shëndetësi”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...