Kreu u Partisë Mundësia, Agron Shehaj nga Kuvendi kërkoi llogari për një interpelancë që kishte kërkuar për çështjen e Thumanë-Kashar, ndërsa shtoi se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë llogari. Ai tha se pavarësisht shkarkimit të Ballukut, për këtë çështje do të duhej të jepej llogari. Shehaj tha se sot në Gjykatën e Lartë po krijohen mundësi për t’u liruar hajdutë. Ai tha se nuk mund të pritet 2 vite për një interpelancë.
“Kërkesa e fundit për interpelancë me Belinda Balluku për skandalin e Thumanë-Kashar, e fundit është bërë në tetor, jo vetëm që interpelanca nuk është bërë por e keni hequr nga programi i punës dhe justifikimi se nuk është më në detyrë nuk qendron.
Si është e mundur që nga program i punës zhduken kërkesat për interpelancë.
Ju nuk mund të shmangni llogardhënien duhet të jepni llogari si Balluku vodhi shqiptarët Tentuar më votën kundër arrestimit të saj, me Kushtetuesen, me urdhër të Ramës sot është mbledhur Kolegji për të liruar edhe ato që janë brenda. Interpelancën e bëj në emër të 50 mijë qytetarëve që na kanë votuar.
Nuk jeni mësuar me interpelanca që ju djegin. 2 vite për një interpelancë. Kërkoj që sa më shpejt të vendoset në programin e punës”, tha ai.


