13.5 C
Tirana

Përplasja për USAID-in, Donald Trump has pengesa. Çfarë vendimi mori gjykata

Më datë:

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjësve federalë dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit me leje të detyruar.

Vendimi nga gjyqtari Nichols erdhi si përgjigje ndaj një peticioni urgjent nga Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm dhe Federata Amerikane e Punonjësve të Qeverisë – dy sindikata që përfaqësojnë punonjësit e agjencisë.

Shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga gjykata federale që të ndalte mbylljen e USAID-it, me argumentin se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit.

“Mbylleni”, shkroi Presidenti Trump në mediat sociale, duke iu referuar USAID-it. Emri i agjencisë, në një tabelë jashtë selisë qendrore të USAID-it në Uashington, u mbulua duke përdorur letër ngjitëse dhe po ashtu prej aty u hoq dhe një flamur. Nga urdhri i gjykatës është e paqartë se çfarë do të ndodhë me stafin e mbetur të agjencisë.

Administrata Trump vendosi gjatë kësaj jave pezullimin e punës të kësaj agjencie dhe kalimin nën administrimin e përkohshëm të Departamentit të Shtetit, pasi e akuzoi se vitet e fundit kishte shpërdoruar miliona dollarë fonde me projektet që kishte mbështetur nëpër botë. Sekretarja për Shtyp e presidentit Trump tha se paratë e taksapaguesve amerikanë ishin shpërdoruar nga USAID në mbështetje të atyre që i konsideroi “projekte mediokre” për transgjinorët.

USAID është donatori më i madh i ndihmës në botë – me një pjesë të madhe të buxhetit të shpenzuar në programet shëndetësore në mbarë botën. Dy të tretat e 10,000 stafit të saj punojnë jashtë shtetit. SHBA është deri tani ofruesi më i madh i vetëm i ndihmës humanitare në mbarë botën. Buxheti i USAID-it arrin në rreth 40 miliardë dollarë – rreth 0.6% e totalit të shpenzimeve vjetore të qeverisë amerikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...