13.5 C
Tirana

Përplasja në Kuvend Balla-Noka, seanca ndërpritet pas akuzave dhe fyerjeve

Më datë:

Seanca plenare e ditës së sotme u ndal për disa minuta, pas një përplasjeje mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Debati nisi gjatë diskutimeve mbi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kandidaturat për Avokatin e Popullit.

Gjatë fjalës së tij, Balla kritikoi deputetët e opozitës se nuk kishin paraqitur asnjë argument për heqjen e një pike nga rendi i ditës dhe iu referua deklaratave të mëparshme të disa prej tyre që e kishin quajtur kandidatin Endrit Shabani “lepur i Surrelit”.

“Dëgjova batuta e tallje. Njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët”, tha Balla, duke vijuar se kandidati Besim Ndregjoni nuk mund të zgjidhet në detyrë për shkak të moshës.

Në këtë moment, deputeti Flamur Noka ndërhyri nga vendi duke e quajtur Ballën “injorant”, çka solli reagimin e menjëhershëm të kryetarit të grupit të PS-së, i cili kërkoi ndërprerjen e seancës deri në nxjerrjen jashtë të Nokës.

Kryetari i Kuvendit vendosi pezullimin e seancës për 10 minuta, me qëllim uljen e tensioneve.

Përplasja ndodhi në vazhdën e akuzave të forta të deputetëve të PD-së, të cilët e cilësuan kandidatin për Avokat të Popullit, Endrit Shabani, si “lepur të Surrelit” dhe kërkuan përjashtimin e tij nga lista.

Seanca pritet të rinisë pas pushimit, ndërsa atmosfera në sallë mbetet e tensionuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria merr Presidencën e Komitetit të Monitorimit të Interreg Europe

Shqipëria ka marrë një rol historik në bashkëpunimin europian...

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Prioritet integriteti, pavarësia dhe rezultatet konkrete

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua...

Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se...

Nisin punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve...