Përplasi kamionçinën dhe shkaktoi dy të vdekur, arrestohet shoferja italiane në Vlorë

Më datë:

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “100 Vjetori”, pranë zonës së njohur si “Kripa”.

Automjeti i drejtuar nga një shtetase italiane është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit të tij.

“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.“, bën me dije Policia.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferja italiane me inicialet A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, është arrestuar nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka qenë shkaktare e përplasjes fatale

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...