Përmbytjet në Vlorë, Vreshtazi: 200 mijë euro fondi i Emergjencave, u dëmtuan 323 banesa dhe 73 biznese

Më datë:

Në qytetin e Vlorës si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e shiut të javës së kaluar janë dëmtuar 323 banesa dhe 73 biznese.

Emergjencat Civile të Vlorës pas bilanceve të kryera njoftuan se dëmet më të mëdha ishin në rajonin 5 ku ndodhen lagjet “Karabash” dhe “Kushtrimi”.

Drejtori i Emergjencave Civile Vlorë, Ardian Vreshtazi tha për mediet se lagjet “Karabash dhe “Kushtrimi” kanë pasur më shumë dëme, pasi edhe sasia e ujërave dhe inerteve kanë qenë më të mëdha. “Përveç elektroshtëpiakeve ka pasur dëmtime edhe në mobilie. Në këtë rajon dëmet ishin më të mëdha se sa në pjesë të tjera të qytetit, theksoi ai.

“Ne po bëjmë një llogaritje te faturës financiare dhe preventivat dërgohen në qark ku saktësisht përcaktohet vlera e dëmit dhe pastaj kalohet në këshill bashkiak ku mbas aprovimit të tyre dhe banorët do të dëmshpërblehen.

Përveç elektroshtëpiakeve ka pasur  dëmtime edhe në mobilje dhe relativisht kanë qenë dëmet më të mëdha se në pjesë të tjera. Është një fond në dispozicion, fondi i kushtëzuar i Emergjencave Civile, i cili do të përdoret rreth 200 mijë euro.

Ka akoma familje që janë në konviktin e shkollës Mjekësore, të cilët trajtohen normalisht me ushqim derisa të kalohet në normalitet”, tha Vreshtazi.

Vreshtazi u shpreh se “ka nisur puna në terren për evidentimin e dëmeve, por edhe për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta dhe po bëhen riparimet në pjesët që janë të dëmtuara”.

Përmbytjet që përfshinë Vlorën më 4 tetor sollën dëme të shumta në banesa dhe biznese, ndërsa rrugët u mbuluan nga uji.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...

Shkencëtarët në kërkim të “pilulës së jetëgjatësisë”, testet japin rezultate

Një kompani bioteknologjike kineze po zhvillon një trajtim, të...