14.5 C
Tirana

Përmbytjet në Vaun e Dejës, banorët në protestë: Nuk është marrë asnjë masë nga bashkia

Më datë:

Dy javë pas përmbytjeve, disa banorë në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në nja protestë. Ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga bashkia në ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

“Po bën dy javë që nga përmbytje.

Nuk kemi marrë ende përgjigje për mënyrën se çfarë do ë bëjë bashkia.

Vetë bashkia është aktorja e përmbytjes së fermës time. Kanë montuar dy porta atje pa projekt.

Na kanë përmbytur në mënyrën më barbare. Nuk kanë as karakter për të na kërkuar falje.

Këta edhe pas kësaj që kanë ndodhur nuk kanë ardhur të marrin masat”, thotë një prej tyre.

Për shkak të përmbytjeve të fundit në këtë zonë, dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkohë, të rrezikuara nga përmbytjet janë dhjetëra familje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...