Përmbytjet në Gjermani katastrofale, qeveria federale ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh për zonat e prekura

Më datë:

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh.

Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente.

Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.

Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve

Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.

Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”

Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur

Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...

Rama: Ukraina nuk është shembull për Kosovën, por e drejta e saj për liri nuk vihet në diskutim

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në...

Paralajmërim për qytetarët/ AMA: “AlbKanale” jashtë funksionit, mos bëni pagesa në aplikacion

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një...