12.5 C
Tirana

Përmbytjet në Emilia Romagna, bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë

Më datë:

Bashkia e Tiranës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për rajonin e Emilia Romagnas në Itali, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive të javëve të fundit.

Reshjet masive të muajit maj 2023 në rajonin e Emilia Romagna, Itali, kanë shkaktuar fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda.

Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një kohë të shkurtër, duke nxjerrë nga shtrati lumenjtë që kalojnë në këtë rajon, ka sjelle si pasojë dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në komunat Forli, Cesena e Ravena.

Këto reshje kanë shkaktuar humbjen e jetës për 15 persona, si dhe dëme të shumta në banesa, ura, rrugë dhe në disa biznese, të cilat janë përmbytur nga uji dhe balta.

Popullsia e dëmtuar është mbi 23 mijë banorë, një pjesë prej të cilëve janë evakuuar nga autoritetet dhe të tjerët janë transferuar tek të afërmit e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...