Perimet shtrenjtohen në kulmin e sezonit, çfarë po ndodh në treg

Më datë:

Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vendas dhe oferta sezonale pritet të jenë më të larta.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT mbi inflacionin, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është pothuajse trefish më e lartë se inflacioni mesatar i ushqimeve, i cili rezultoi 3%.

Ecuria e çmimeve të perimeve duket paradoksale, pasi qershori përkon me kulmin e prodhimit të një pjese të madhe të kulturave bujqësore. Në kushte normale, shtimi i ofertës gjatë sezonit do të duhej të ushtronte presion për uljen e çmimeve, por në tregjet e pakicës ka ndodhur e kundërta.

Shtrenjtimi mund të lidhet me kostot e prodhimit, si edhe me rritjen e kërkesës gjatë sezonit turistik. Rritjen më të lartë mes produkteve ushqimore e shënuan peshku dhe produktet e tjera të detit, me 9%. Pas tyre renditen perimet me 8.5%.

Çmimet e mishit u rritën me 4.2%, ndërsa qumështi, produktet e tjera të bulmetit dhe vezët u shtrenjtuan me 2.4%.

Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë u shtrenjtuan me 2.5%, ndërsa vajrat dhe yndyrat me 1.7%. Rritje më të moderuar pati te drithërat dhe produktet me bazë drithërash, me vetëm 0.9%.

Në kahun e kundërt, frutat e freskëta dhe të thata ishin i vetmi grup që shënoi ulje të çmimeve, me 2.8% në raport me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se presionet mbi buxhetet familjare vijojnë të vijnë kryesisht nga produktet bazë të konsumit, me perimet që, pavarësisht sezonit të bollshëm bujqësor, po shënojnë një nga rritjet më të larta të çmimeve.

Në muajt e verës shtohet konsumi nga hotelet, restorantet dhe njësitë e shërbimit, veçanërisht në zonat bregdetare, duke ushtruar presion mbi ofertën dhe çmimet në tregun vendas. Në të njëjtën kohë, një pjesë e prodhimit bujqësor po orientohet drejt eksporteve, kur tregjet e huaja ofrojnë çmime më të favorshme, duke kufizuar sasitë që mbeten për konsumatorët vendas.

Për më tepër, grupi statistikor përfshin jo vetëm perimet tipike të sezonit, por edhe zarzavate, bishtajore dhe produkte të importuara, të cilat nuk ndjekin të njëjtën ecuri sezonale me prodhimin vendas.

Shtrenjtimi i perimeve po vjen si një ndërthurje e faktorëve që nisin me kufizimin e prodhimit bujqësor, kërkesën e lartë nga turizmi, rritjen e eksporteve, si dhe rritjen e kostove të prodhimit dhe transportit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gemma për Shqipërinë në BE: Anëtare me të drejta të plota vetëm kur të ketë institucione të besueshme

Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit...

Plagosje me thikë në Korçë, autori vihet në pranga pas sulmit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë shkollës “Demokracia”...

Protesta nuk ndalet në ditën e 40-të, qytetarët: Nuk tërhiqemi

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të...

Revolverët, dhurata e Erdogan për udhëheqësit e NATO-s

Erdogan i dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte...