6.5 C
Tirana

“Përgjegjësi personale”, Balla flet pas denoncimit të PD për kryebashkiakun e Mallakastrës: Prokuroria të nisë hetimet pa humbur kohë

Më datë:

Në përgjigje të intersit të medias lidhur me denoncimin e PD për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, kreu i grupit të PS, Taulant Balla apeloi Prokurorinë e Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet, ndërsa kërkoi nga aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë.

“PS ka një vendim politik që prej ditës që ka mbështetur fuqimisht ligjin dhe paketën e dekriminalizimit, të shoqëruar edhe me vendimet përkatëse, kështu që nuk i takon më asnjë lloj përgjegjësie Partisë Socialiste, apo cdo partie tjetër që propozon kandidatura por është është një përgjegjësi personale, dhe i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme si autoriteti i ngarkuar me ligj për verifikimet të mos humbë kohë në asnjë rast, edhe për raste të tjera për cdo lloj partie që opinioni publik të informohet sa më parë për të shkuarën e cdo kandidati, por në cdo rast këtë punë dhe këtë detyrë e ka prokuroria e përgjithshme dhe cdo aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë.”- u shpreh Balla.

Ndër të tjera Balla komentoi edhe garën për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të cilën tha se Kuvendi ka afat deri më 26 janar për të shqyrtuar 5 emra e mbërritur deri më tani.

“5 emra kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, Kuvendi ka afat deri më 26 janar mos gaboj dhe sapo Kuvendi të fillojë punë, brenda këtij afati do votohet në Kuvendin e Shqipërisë, nëse njëri prej kandidatëve merr 84 vota, ai automatikisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Nëse nuk votohet, atëherë personi i parë në listë zgjidhet. Nuk dua të bëj koment për asnjë nga kandidatët’, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sultiash me kanellë dhe arra

Sultiashi është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare....

Pesë ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Sigurisht, metodat bazë të parandalimit të ftohejs janë larja...

“Ndoci sulmoi policët dhe u arratis”, Drejtoria e Burgjeve rreshton masat drastike

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal...

Berisha: Durana, projekt kriminal. Rama duhet të ikë, është rrezik për shqiptarët

https://www.youtube.com/live/fm1QCCDtC9Y?si=9xnpKL4axjsY_RGh&t=966 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e...