“Përfitues përfundimtar i Portit të Durrësit, dikush i afërt i Vuçiçit”, Berisha: Imponojini qeverisë shqiptarë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së!

Më datë:

Kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritika për kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Berisha theksoi se lumenjtë e drogës po e rrënojnë vendin,  ndërsa i bëri kërkesë KE që të zhvillojë një hetim ndërkombëtar për aferat sepse vetëm kështu do të ndihmonte shqiptarët.

“Punësimi u rrit vetëm 0.5 %. Çfarë janë kullat sot, janë mullarë gjigandë të drogës të Edi Ramës, KE të hetojë në të gjitha anët sepse Tirana gumëzhin. Siç thotë edhe populli ku ka zë nuk është pa gjë.

Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë e madhe për shqiptarët.

Njerëzisht kërkoj të kushtëzohet çdo qindarkë për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një klikë që po  vjedh me çdo vendim”, tha Berisha, duke shtuar: I bëj thirrje KE-së të mbajë qendrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e portit të Durrësit, që së fundi del se përfitues përfundimtar është dikush i afërt i Vuçiçit.

Porti i Durrësit është shpallur nga sekretariati i transportit të BE si port strategjik. Rama me ministrat duan të ndërtojnë Dubain e tyre, pa garë, pa konsultë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...