11.5 C
Tirana

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Më datë:

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë zhvilluar takime me aktivistë që mbështesin shkëputjen e provincës Alberta nga Kanadaja.

Mediat amerikane shkruajnë se drejtues të Alberta Prosperity Project, një grup separatist i së djathtës ekstreme që kërkon pavarësinë e kësaj province perëndimore, janë takuar tri herë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington që prej prillit të vitit të kaluar. Ata planifikojnë një tjetër takim në muajin shkurt, ku pritet të diskutohet mundësia e një linje kredie prej 500 miliardë dollarësh për financimin e provincës në rast se referendumi për pavarësi miratohet.

Edhe pse burime të brendshme insistojnë se Shtetet e Bashkuara nuk pritet të ofrojnë mbështetje materiale për atë që po përshkruhet si lëvizje separatiste,  kontakte të tilla shihen qartë si një sinjal i rritjes së  tensioneve mes Uashingtonit dhe Otavës. Në fillim të janarit, Bloomberg raportoi se në Kanada kishte shqetësime se vendi mund të bëhej “objektivi i radhës i Trumpit”, pas Groenlandës dhe Venezuelës.

Gjatë vitit 2025, Trump sugjeroi se Kanadaja mund t’i shmangte tarifat tregatre dhe të përfitonte mbrojtje ushtarake nëse do t’i bashkohej SHBA-së. Në muajin dhjetor, parlamenti i Albertës miratoi një peticion që kërkon shkëputjen e provincës nga Kanadaja. Mbështetësit e pavarësisë argumentojnë se Alberta kontribuon ndjeshëm në ekonomi, por nuk përfaqësohet mjaftueshëm në nivel politik. Sipas CBC, nëse autoritetet japin miratimin për referendum, ai duhet të zhvillohet jo më vonë se 18 tetori 2027, ditë kjo që përkon me zgjedhjet e ardhshme provinciale.

Këtë javë, kryeministri kanadez  Mark Carney përsëri i bëri thirrje presidentit Trump të “respektojë sovranitetin e vendit të tij, ndërsa drejtuesit e provincës fqinje, British Columbia i përshkroi lëvizjet e këtij grupi të  grupit të Albertës si “tradhti.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...