14.5 C
Tirana

Pentagoni fond 3.8 miliardë dollarë për murin në kufirin me Meksikën

Më datë:

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se do të transferojë 3.8 miliardë dollarë nga buxheti i tij për murin në kufirin me Meksikën,  (AA).

Në një informim që Pentagoni ka bërë për Kongresin Amerikan, thuhet se buxheti prej 3.8 miliardë dollarë i ndarë për programet e armëve të ndryshme përfshirë edhe programin e F-35 do të transferohet për murin që po ndërtohet në pjesën jugore të vendit.

Ndër të tjera thuhet se burimi në fjalë do të jepet me qëllimin për të “mbështetur përparësitë më të mëdha të vendit” dhe për të “mbështetur luftën e departamentit të brendshëm kundër kontrabandës së drogës”.

– Trump zgjati situatën emergjente kombëtare

Në anën tjetër edhe presidenti amerikan Donald Trump ka informuar Kongresin se do të vazhdojë situatën emergjente kombëtare të shpallur me 15 shkurt vitin e kaluar lidhur për kufirin me Meksikën.

“Siguria kufitare në pjesën kufitare jugore të vendit dhe situatat e krizës humanitare vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në informimin e Trump.

– Kriza e murit në SHBA

Në projektligjin e përkohshëm të buxhetit të miratuar në dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në fillim të vitit të kaluar, u nda një fond prej 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndërtohet në kufirin me Meksikën, por pasi Senati nuk e miratoi këtë shumë, mes Trump dhe Kongresit u përjetua një krizë.

Trump kishte deklaruar se nuk do të nënshkruante projektligjin e përkohshëm për shkak se ai nuk përfshinte financimin për murin në kufirin me Meksikën. Mos bërja e hapit prapa nga Demokratët lidhur me financimin e murit, shkaktoi mbylljen pjesërisht të qeverisë federale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...