13.5 C
Tirana

Pengmarrja në Kamëz/ Kush është i dyshuari kryesor, emër i njohur për drejtësinë

Më datë:

Altin Hajri është një nga personat i cili është në kërkim nga Policia për pengmarrjen e Jak Prengës në Kamëz.

Pista kryesore tashmë është Shijaku për shkak të kontrolleve që bëri ditën e djeshme RENEA si dhe lidhjen e një prej vëllezërve të Prengës me një grup kriminal të trafikut të drogës në Shijak.

Dhe pikërisht një ngarkesë e paçuar kokaine në Shijak mund të jetë dhe shkaku i pengmarrjes. Dyshohet se ky grup i Shijakut po i bën presion vëllait të Jak Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli për një sasi kokaine të padorëzuar.

Por kush është Altin Hajri?

Altin Hajri është një person i njohur në fushën e trafikut të drogës në nivele ndërkombëtare. Dyshohet se ai transportonte heroinë nga Afganistani, e sillte në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë.

Bashkë me vëllain e tij, Emiljano Hajrin ata kishin ngritur një organizatë kriminale në verilindje të Italisë dhe Shqipëri.

Në vitin 2010 autoritetet italiane ranë në gjurmët e organizatës për ta finalizuar me operacionin ‘Enigma’ në 2015 që çoi në sekuestrimin e 200 kg heroinë, 325 kg marijuanë, çmontimin e dy laboratorëve për përpunimin e heroinës si dhe arrestimin e 16 personave dhe 21 urdhër- arrestet.

Po ashtu Altin Hajrit iu sekuestruan 10 milion euro pasuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

Brukseli po shqyrton me ritëm të shpejtë çështjen e...

Berisha: Mazhoranca po kërkon të grabisë Avokatin e Popullit

Partia Demokratike kërkoi sot tërheqjen e firmave për kandidaturat...

Klosi: Kandidatët për Avokatin e Popullit të mbështetur 100% nga opozita

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha...

Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Opozita po shkel procedurat

 Seanca plenare e Kuvendit nisi me debate pasi Partia...