Peleshi thërret Këshillin, PD ngre shqetësime për procedurën ndaj Ballukut

Më datë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 15 prill 2026, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Partia Demokratike e Shqipërisë, shqyrtimi i kësaj çështjeje në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor.

Në reagimin e saj, opozita e cilëson këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e konsideruar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.

REAGIMI
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky njoftim bëhet në kushtet kur projektvendimi përkatës përfshinë dispozita që janë shfuqizuar njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, duke injoruar autoritetin e kësaj të fundit dhe në shkelje të parimeve bazë të funksionimit të shtetit ligjor.

Secili qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtar kujtojnë se për 3 muaj, Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi refuzoi të thërriste mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me arsyetimin se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të Kryeministrit që nuk kishte asnjë lidhje me çështjen që shqyrtonte Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë që në rastin konkret, edhe pse rendi i ditës është qartësisht i lidhur me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të njoftuar në datën 23 Shkurt 2026, Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e konsideruar këtë akt si të paprecedent, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon me forcë provokimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi dhe e konsideron njoftimin e bërë prej tij për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ende pa u njoftuar vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, si një veprim antikushtetues, që cënon parimet bazë të shtetit ligjor dhe cenon besimin e publikut tek autoriteti i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama dhe Ibrahimaj takim me pensionistët në kryeqytet

Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri...

Ministri Malaj takim me biznese të turizmit në Berat, në fokus deklarimi real i pagave

Ministri i Financave Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga...

Kosovë/ Haradinaj: Kurti nuk ka interes që të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Masa për rrugët kombëtare, takim mes Hita dhe Kozelit

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori...