22.5 C
Tirana

Pekini akuzon SHBA-të për përdorimin e termit “koronavirusi kinez”

Më datë:

Kina akuzoi sot SHBA-të për përdorimin e termit “koronavirusi kinez” që përshkruan shpërthimin global, duke pretenduar gjithashtu se virusi mund të ketë origjinën në SHBA, (AA).

Akuzat erdhën pasi Robert Redfield, drejtori i Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raportoi para Kongresit lidhur me virusin.

Duke iu drejtuar Redfield, Hua Chunying, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, reagoi përmes Twitterit: “Është absolutisht e gabuar dhe e papërshtatshme ta quajmë këtë koronavirusi kinez”.

Lijian Zhao, kolegu i Chunying, gjithashtu postoi në Twitter: “CDC u kap në vepër. Kur në SHBA filloi zero pacientë? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve?”.

“Mund të jetë ushtria amerikane që e solli epideminë në Wuhan”, shtoi Zhao, duke e lidhur si provë një teori konspirative në një faqe të interneit.

Origjina e koronavirusit besohet të jetë Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, ku u shfaqën rastet e para dhjetorin e kaluar.

“Shpresojmë se zyrtarë të caktuar amerikanë do të përqendrohen në reagimin e brendshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në vend që të përpiqen ta zhvendosin fajin në Kinë duke mohuar përpjekjet kineze në luftën kundër epidemisë”, tha Lijian.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 105 vende.

Numri global i vdekjeve është afro 5.000, me mbi 135 mijë raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...