PD proteston për zgjedhjet: Akti i parë për demontimin e farsës elektorale

Më datë:

Në të njëjtën ditë që në Shqipëri u zhvillua samiti i Komunitetit Politik Europian, Partia Demokratike mbajti një protestë.

“Nuk i njohim zgjedhjet”, thërrisnin qytetarët e pranishëm.

Ndërsa kryetari i selisë blu, Sali Berisha, i kthyer direkt nga Brukseli, tha se “zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale dhe para se të zhvilloheshin”.

Ai theksoi se janë disa rezoluta që i dënonin ato.

“Edi Rama nuk bëri gjë tjetër veçse dëshmoi se është një kriminel, një monstër, ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë në këtë betejë ne do arrijmë qëllimet tona”, u shpreh kryedemokrati Berisha.

Kreu i PD-së paralajmëroi se beteja do të zhvillohet edhe ndërkombëtarisht.

“Kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë të rëndësishme, në çdo qeveri të vendeve të lira në Europë dhe në botë. Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë, luftëtarët e botës së lirë”, u shpreh Berisha.

Teksa Berisha fliste, protestuesit kërkuan edhe qeveri teknike.

Sa i përket saimit të KPE-së, Berisha u shpreh se Rama “i priti ata [liderët europianë] si hajdut, si plaçkitës, i priti si Toto Riina”.

Të pranishëm ishin edhe disa nga drejtuesit politikë të qarqeve në zgjedhje. Mes tyre edhe Belind Këlliçi. Ky i fundit tha se protesta e sotme është “akti i parë i aksionit politik të PD për demontimin e plotë të farsës elektorale të 11 Majit”.

Këlliçi u shpreh se aksionit do të vijojnë, ndërsa denoncimet e tyre do t’ua dërgojnë të gjitha kancelarive europiane dhe botërore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...