19.5 C
Tirana

PD: Pr.buxheti, asgjë domethënëse për të rinjtë shqiptarë

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri deklaroi sot se, projektbuxheti 2024 nuk jep asnjë gjë domethënëse për të rinjtë shqiptarë.

Sipas saj, qeveria nuk bën asnjë përpjekje për të ngjallur shpresën për të rinjtë që të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Buxheti për rininë nuk është aspak domethënës duke shuar çdo ditë e më tepër shpresën e tyre për të qëndruar në Shqipëri”, tha ajo.

“Investime minimaliste në shkollat profesionale, pothuaj aspak mbështetje për projektet apo sipërmarrjet e të rinjve, mbështetje tallëse për ekselentët në universitete, janë vetëm pak nga shumë e shumë elementë që tregojnë se kjo qeveri nuk i ka prioritet të rinjtë”, shtoi ai.

Ulliri tha se, “7 miliardë euro shpenzime ka programuar për të bërë qeveria në vitin 2024, por shumica dërrmuese shkojnë për PPP, koncesione dhe luks qeveritar. Shumë shumë pak për të rinjtë. Edhe ato fonde të buxhetuara ose shkojnë tek klientët e qeverisë ose një pjesë e mirë në xhepat e administratës së korruptuar”.

Ndaj, shtoi ajo, “sot është dita të themi se duhen më shumë para për të rinjtë. Duhen më shumë investime për të rinjtë. Rinia duhet të jetë prioritet në të gjithë sektorët, nëse do duam që nesër Shqipëria të mos braktiset e të ngelet bosh”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...