PD paralajmëron protestë: “Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës”

Më datë:

Opozita mban nesër protestën e radhës kombëtare në Tiranë.


Mesazhi e PD drejtuar strukturave, ku thuhet se nuk do të ketë ndalje të reagimit deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe arritjeve të një qeverie teknike, kërkesë që PD e përsërit prej kohësh.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.

E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh.

Protesta e opozitës do të mbahet nesër në orën 18:0-0 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë se cili skenar do të ndiqet.

Nuk dihet nëse aksioni do të konsistojë molotovë, fishekzjarrë apo edhe përplasje me policinë, si në protestat e mëparshme, apo do të ndiqet rruga e protestës së fundit para Kuvendit ku ndërsa në seancë votohej në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, PD mblodhi jashtë godinës qytetarët, që u shpërndanë as një fjalimi nga kreu i PD, Sali Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...