PD: Nuk u arrit konsensus për rezolutën e Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE

Më datë:

Partia Demokratike bëri të ditur sot se Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke ia atribuar këtë, sipas saj, refuzimit nga mazhoranca të amendamenteve të propozuara nga opozita.

Në një deklaratë për mediat, PD bëri të ditur se Partia Socialiste refuzoi më shumë se 30 amendamente të paraqitura nga demokratët, të cilat, sipas saj, morën mbështetjen e eurodeputetëve pjesëmarrës në komitet.

Sipas Partisë Demokratike, amendamentet kishin në fokus forcimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike për zyrtarët e akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mekanizmave të kontrollit institucional.

PD thekson se këto propozime përfaqësojnë standarde themelore të kërkuara nga Bashkimi Evropian për forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e procesit të integrimit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se amendamentet e opozitës morën mbështetjen e europarlamentarëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian, por u rrëzuan nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, sipas njoftimit, ritheksuan angazhimin e tyre në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se, sipas tyre, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mund të arrihet vetëm përmes reformave konkrete.

Sipas deklaratës së PD-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i shtetit të së drejtës, zbatimi i vendimeve gjyqësore dhe përmirësimi i standardeve të jetesës përbëjnë kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta nuk ndalet në ditën e 40-të, qytetarët: Nuk tërhiqemi

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të...

Revolverët, dhurata e Erdogan për udhëheqësit e NATO-s

Erdogan i dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte...

Këngëtarja Lauren Bennett mund t’i ketë dhënë fund jetës

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë mundësinë që...

Kurti zbulon vendimin e BE-së: 206 milionë euro për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të...