15.5 C
Tirana

PD: Kini durim! Në fund të gjithë qytetarët do të shohin sa e madhe është fitorja jonë

Më datë:

“Në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë”. Kështu deklaron Partia Demokratike. Zëdhënësja e fushatës së PD Floriana Garo bëri thirrje për durim, duke theksuar se “do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve”.

DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...