PD kërkon shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj nga detyra, kërkesë që është parashtruar sot dhe në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
PD dorëzoi kërkesën për “Propozim për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës”.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Gjin Gjoni renditi disa shkelje që sipas PD-së ka kryer Begaj. Gjoni tha se Presidenti Begaj është i punësuar në një spital privat, ndërsa i biri në një kompani private sigurimesh.
7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj:
Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private
