19.5 C
Tirana

PD denoncon Paketën Fiskale, Bozdo: Amnisti për evazorët, padrejtësi për bizneset e ndershme

Më datë:

Deputeti Enno Bozdo komentoi sot Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria.

Sipas tij dhe Partisë Demokratike, projektligjet për “Faljen e Detyrimeve” dhe “Paqen Fiskale” krijojnë pabarazi të thellë mes bizneseve dhe favorizojnë ata që kanë shmangur taksat ndër vite. Opozita argumenton se këto nisma mungojnë në transparencë, dëmtojnë konkurrencën e ndershme dhe inkurajojnë evazionin fiskal. Për më tepër, PD kërkon që qeveria të japë shpjegime të qarta për efektet dhe përfituesit e këtyre politikave.

Në këtë kontekst, Bozdo shpalos qëndrimin e plotë të opozitës. Më poshtë deklarata e plotë:

“Pse nuk jemi dakord për Paketën Fiskale?
Me një të rënë të lapsit, deputetët socialistë miratuan në komisionet parlamentare projektligjin për faljen e detyrimeve, i cili u fal mbi 2 miliardë euro, para tonat, bizneseve që kanë përfituar pa të drejtë nëpërmjet evazionit fiskal, kontrabandës, korrupsionit, shmangies së pagesës së TVSH, akcizave, detyrimeve doganore etj.

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike dhe Opozitës mbi emrat e kompanive të atyre bizneseve që përfitojnë më shumë nga kjo falje, Ministri i Financave iu përgjigj se këto emra nuk i kishte;

Konstatimit të Deputeteve të Partisë Demokratike se kjo falje prej 2 miliardë eurosh dëmton rëndë të gjitha bizneset e ndershme që paguajnë deri më një taksat dhe tatimet, dhe se praktikisht është një ftesë e hapur për cilindo biznes të bëjë sa më shumë evazion dhe korrupsion–në pritje të amnistisë së radhës, përfaqësuesi i qeverisë nuk dha shpjegim!
Pyetjes tjetër të deputetëve opozitare, në se ndër përfituesit e kësaj amnistie ka persona që vazhdojnë të marrin tendera apo prokurime publike, sepse nuk shkon që hajduti të marrë përsëri financim nga paratë publike, përsëri përfaqësuesi i qeverisë nuk u përgjigj!

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e tij për vjetor vitin 2024 konstaton se administrata tatimore dhe ajo doganore ka bërë fare pak përpjekje për të rikuperuar këtë borxh. KLSH konstaton se në tatime gjatë vitit 2023 ky borxh u rrit me 400 milionë euro. Pra u falën praktikisht 400 milionë euro në vitin elektoral 2023, por edhe për këtë çështje ne nuk morëm asnjë shpjegim.
Ndërkaq në projektligjin tjetër, atë të Paqes Fiskale, miratohet një mekanizëm ku një biznes, në se deklaron paraprakisht për vitin 2026 një fitim 18% më të madh se ai i vitit të shkuar, për çdo fitim më të madh se 18%, do të taksohet shumë pak, vetëm më 5%, dhe jo me normën e zakonshme të tatimit. Kjo është pabarazi dhe aspak e ndershme! Sepse ky mekanizëm hap jo thjesht një rrugë, por një autostradë të tërë për evazion fiskal. Veçanërisht bizneset që operojnë në sektorë si p.sh ndërtimi, e kanë shumë të thjeshtë të përfitojnë nga kjo skemë, duke fshehur fitimet dhe ulur artificialisht taksat që duhet të paguajë!

E pra ky është sektori ku paratë e pista gëlojnë dhe ku qeveria mbyll sytë për pastrimin e këtyre parave në dhjetëra kulla shumëkatëshe që po jepen dhe do të jepen për ndërtim kudo në Shqipëri!
Por edhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim nga ana përfaqësuesve të qeverisë!
Ne kundërshtuam projektligjin për “Paqen Fiskale” edhe për një mekanizëm tjetër, i cili u mundëson këtyre bizneseve të ndryshojnë bilancet e tyre kontabël, për tre vitet e fundit, pa asnjë problem. Pra mund të ndryshojnë borxhet, kapitalet e veta, të ndryshojnë gjendjen e cash, me pak fjalë të korrektojnë çdo evazion fiskal pa u hyrë gjemb në këmbë.
Partia Demokratike nuk është kurrsesi kundër amnistive dhe krijimit të një klime sa më të mirë biznesit. Sepse Partia Demokratike është ajo që në qeverisje të vendit ka implementuar taksat më të ulta dhe klimën më të mirë të biznesit për ekonominë ndonjëherë!

Por ajo kurrsesi nuk mund të bjerë dakord që nëpërmjet të ashtuquajturave “falje” apo “paqe fiskale”, të goditen bizneset e ndershme që me shumë djersë, mund dhe sakrificë ia dalin të mbijetojnë. As të ndihmohen ata që kanë bërë evazion fiskal, që kanë shmangur taksat dhe detyrimet doganore, duke vjedhur paratë e rrogave, pensioneve, shkollave dhe spitaleve të munguara!
Të dy projektligjet, ai i “Faljes së Detyrimeve” dhe ai i “Paqes Fiskale” kanë mungesë totale trasparence, papërgjegjshmëri në propozimin e tyre, dhe dëmtojnë, në vend që të rregullojnë, klimën e biznesit në vend. Ato penalizojnë biznesin e ndershëm, vetëm sepse administrata e patronazhistëve nuk e ka dashur t`i mbledhë këto detyrime, siç edhe e shpreh KLSH në raportin e saj për vitin 2024!

Projektligjet u dali krahë evazorëve fiskalë, hajdutëve të parave të shqiptarëve që me bekimin e qeverisë pastrohen prej 2 miliardë eurosh, nga borxhi më i madh i krijuar ndonjëherë ndaj shtetit!
Partia Demokratike është kundër kësaj paketa fiskale dhe u bën thirrje të gjithë bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie!”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar...

Konstituohet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri nga Partia...

“PD: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë injoron për herë të tretë vendimet e Prokurimit Publik, pavarësisht hetimeve nga SPAK”

Partia Demokratike akuzon Bashkinë Tropojë për shkelje të përsëritura...