PD çon në Kushtetuese Bordin e çmimit të ushqimeve, Sula: Të shfuqizohet! U ngrit për të mbrojtur qytetarët, nuk ka funksionuar

Më datë:

Deputeti i PD, Dashnor Sula lajm lajmëron dërgimin në Kushtetuese të Bordit të caktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

Sula tha se PD do do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i cili u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.

“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar.

Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar.

Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, deklaroi Sula.

Ai tha se “shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese do të bëjë të mundur që ta marrë në shqyrtim me një procedurë të përshpejtuar sepse është në interes të qytetarëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...