12.5 C
Tirana

PD: Buxheti 2025, asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore

Më datë:

Buxheti për vitin 2025 sipas Partisë Demokratike nuk parashikon asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore.

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Grigels Muçollari në një deklaratë për mediet nga selia blu, theksoi se qeveria nuk ka asnjë plan apo vizion për të ofruar këto dy garanci, që janë detyrë e saj dhe përgjegjësi ligjore.

“Asnjë shtim fondi për trajnime, për rritje të personelit, për shtim të ekspertizës, për përmirësim të analizës, laboratoreve, për ngritje të kapaciteteve të gjurmueshmërisë, për pajisje të reja e të nevojshme. As edhe një gjë në këtë drejtim”, tha Muçollari.

Sipas Muçollarit, “qeveria në fund të mandatit, po u thotë qytetarëve se nga ushqimet e dëmshme, dhe nga mbetjet e rrezikshme apo toksike, duhet të ruhen vetë”.

Muçollari theksoi se Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe sigurinë mjedisore.

“Ne po punojmë me ekspertë dhe njohës të fushës, për të ofruar zgjidhje për këtë çështje kaq jetike. Partia Demokratike do të vendosë gjithë burimet e duhura e të nevojshme, që shqiptarët të kenë ushqim të sigurtë, dhe mjedis, e sistem ekologjik të sigurte”, tha Muçollari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...