Patëllxhanë Të Mbushur Me Oriz – Mënyra e Shijshme e Përgatitjes

Më datë:

Patëllxhani është një nga perimet më të dashura të amvisave shqiptare.

Me të mund të përgatiten receta nga më të larmishmet.

Një nga gatimet më tradicionale e më të shijshme të vendeve të Mesdheut është patëllxhani i mbushur me mish qengji, oriz dhe salcë domate.

Patëllxhanë Të Mbushur Me Oriz dhe Mish

Kjo tavë mund të serviret shumë mirë në vakte të përditshme por edhe të rëndësishme familjare.

Ajo ka përbërës shumë të pasur siç janë: domatet, hudhra, qepa dhe mishi dhe përgatitet shumë lehtë në një orë të vetme.

Përbërësit:

300 gr mish qengji të grirë,

Një filxhan çaji oriz,

3 lugë gjelle salcë domateje,

6 thelbinj hudhër të grirë hollë,

1 qepë e grirë hollë

Kripë dhe piper sipas dëshirës,

5-6 patëllxhanë

vaj ulliri,

majdanoz i freskët

3-4 domate të qëruara e të prera në kubikë të vegjël.

Përgatitja

Në një enë të thellë përzieni mishin e grirë, orizin, gjysmën e salcës së domates, hudhrën, qepën, kripën, piperin dhe çerek filxhani çaji me ujë.

Përziejini mirë dhe më pas lërini mënjanë për 30 minuta.

Merrni patëllxhanët prijini sipas gjatësisë, merrni pjesën e tulit, priteni në kubikë dhe hidheni në enën e mishit.

Përziejini mirë dhe më pas përdorni mbushjen tek patëllxhanët.

Merrni një tigan të thellë, yndyroseni dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni qepën dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini deri sa të marrin një nuancë të artë për rreth katër deri në gjashtë minuta.

Më pas shtoni gjysmën e mbetur të salcës së domates, kripën dhe piperin.

Kaudisini për rreth tre minuta.

Shtoni  copat e domates dhe një filxhan me ujë dhe lërini të ziejnë.

Uleni temperaturën në një nivel mesatar dhe në salcë shtoni patëllxhanët e mbushur dhe lërini të gatuhen për 30-35 minuta ose deri sa të zbutën dhe mbushja të jetë plotësisht e gatuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të, garanci sovrane për 70% të kolateralit

 U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e...

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...