14.5 C
Tirana

“Pasagjeri i këndshëm VIP i trenit të vjetër të opozitës”, Rama pas takimit të Bashës në Lushnjë, publikon videon me shifra

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar deklaratat e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha të bëra nga Lushnja për gjendjen e fermeëve dhe bujqësisë në vend duke publikuar një video me shifrat e investimeve nga viti 2012-2013 e në vijim.

Rama e cilëson Bashën ‘pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës’.

“MIRËMËNGJES
dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme ”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F356696542436436%2F&show_text=0&width=560

Kryeministri ka nxjerrë videon sipas të cilës kompleksi i tregtimit të kafshëve ku përfshihet dhe një thertore ku dje ishte lideri i opozitës ka marrë financim 296 mijë euro nga Agjencia e Zhvillimit rural dhe bujqësor.

Ai thotë se rritja e financimit në bujqësi sipas kryeministrit nga viti 2012 deri sot është me 165%.
Po kështu në vitet 2008-2012 investimet në pikat e grumbullimit ishin zero ndërsa nga viti 2013 deri në 2020 janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 mln euro.

Për thertoret financimi nga vitit 2013 sipas kryeministrit është 10 mln euro. Për thertoret në zonën e Fierit, 4 përfitues në shumën 2.2 mln euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...