Pas përplasjes me policinë, Erjon Vishkulli njofton operacionin në sy: Sfida nuk ka mbaruar

Më datë:

Erjon Vishkulli, i lënduar në protestë pas përplasjeve me policinë, vijon të kalojë ditë të vështira, pasi sfida e tij ende nuk ka përfunduar.

Në një postim në rrjetet sociale, 28-vjeçari shkruan se pas gjashtë ditësh do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, që është vendimtar nëse ai do të jetë në gjendje të shohë me syrin e tij të majtë.

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time, ju informoj se më datë 11 nëntor do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë.

Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë! Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet”, shkruan Vishkulli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Raporti i KE-së, Berisha sulmon qeverinë: Rama të largohet nga detyra

https://www.youtube.com/live/zHRKMP0dyp4?si=zZqOtxEyg9QIfcdT Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve...

Aksident tragjik në punë, ndërron jetë elektricisti 60-vjeçar në Dibër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku...

Rama për progres-raportin e KE: E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna të dënohet

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar progres-raportin e këtij viti...